Shqiptarët në Venedik

0%

Përgatiti:

Bejtullah Destani Shpërndaje në: “Venecia dhe Shqipëria përfaqësojnë një binom të lavdishëm dhe të pazgjidhshëm për disa shekuj me radhë. Shqiptarët e Venedikut, ose epirotët siç quheshin shpesh, ishin në pjesën më të madhe të ritit grek, ose ortodoksë, dhe shpesh emërtoheshin dhe ngatërroheshin me grekët.

Në realitet, edhe pse e konsideronin kishën greke të Shën Gjergjit si qendrën e tyre shpirtërore, këta shqiptarë bashkoheshin pastaj dhe organizoheshin në grupe kombëtare me seli të ndryshme”, shkruante revista shkencore “Oriente Cristiano” më 1978 Angelo Altan Kur Adriatiku konsiderohej “Gjiri i Venedikut”, Serenisima (Republika e Venedikut) prente një monedhë që mbante në njërën faqe Luanin e Shën Markut të ulur, dhe në anën tjetër, dy fjalë të shkurtuara, sipas stilit numizmatik: Dalman et Alban (Dalmacia dhe Shqipëria).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Serenisima, me tregtinë e saj, ishte vendosur fuqishëm në Veri të Rajonit, midis Shkodrës dhe Lezhës; kishte gjithashtu baza në Durrës dhe Krujë; dhe që në shekullin XV mbështeste shtetin e vogël të pavarur të Malit të Zi, të cilin më pas e mbajti për dy shekujt e ardhshëm nën mbrojtjen e saj, duke e mbrojtur nga turqit.

Me Heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili për 24 vjet i mbajti në distancë turqit, Venediku ishte aleat deri në vdekje. Shqiptarët i kërkuan ndihmë Venedikut disa herë: më 1570/71 dhe dhjetë vjet më vonë, dhe pastaj përsëri më 1602 dhe më 1616.

Dhe deri më 1700 mbërritën të mërguar shqiptarë në tokat venedikase dhe u vendosën në Istria si në qendrat e Parencos, Polës dhe Umagos, dhe madje në vetë Qytetin e Shën Markut. (1) Kjo shpjegon pse toponimia shqiptare është e dukshme edhe sot në Venedik, pavarësisht ndryshimeve dhe zëvendësimeve të shumta të bëra në emërtimet e rrugëve, veçanërisht nga viti 1875 e tutje, kur u vendos në Bashki një Komision i posaçëm i cili për plot 13 vjet mori vendime për ndryshime të mëdha të regjistrimeve civile dhe ndonjëherë madje edhe topografike.

Edhe sot, pas kaq shumë peripecish, Guida Stradale e Venedikut sinjalizon mbishkrime të tilla si: Calle degli Albanesi (Rruga e Shqiptarëve); Ramo Albanesi (Dega e Shqiptarëve); Campiello degli Albanesi (Sheshi i Vogël i Shqiptarëve), të vendosura në tetë pika të Qendrës Historike; dhe konkretisht: në famullinë e Shën Feliçes (lagjja Cannaregio), pranë Pallatit Priuli; në famullinë e Shën Cakarisë (lagjja Castello), në dy pika të dallueshme: pranë Sheshit të Shenjtorëve Filip dhe Jakov, dhe pranë Klubit Artistik; në famullinë e Shën Lukës (lagjja S.

Marco), gjithashtu në dy pika të dallueshme: në rrugicën pas kishës dhe pranë kinema-teatrit Rossini; në famullinë Frari (lagjja S. Polo), gjithashtu në dy zona të ndryshme: pranë Pallatit të Vogël, dhe pranë Urës Donna Onesta; së fundi, në famullinë e Shën Kasianos (lagjja S. Croce): afër Pallatit Tron.

Toponimia shqiptare është e dukshme edhe sot në Venedik, pavarësisht ndryshimeve dhe zëvendësimeve të shumta të bëra në emërtimet e rrugëve, veçanërisht nga viti 1875 e tutje (Foto: Alfonso Bussolin) Që në vitin 1443, shqiptarët kishin një Shkollë devocioni (vëllazëri fetare), në kishën Shën Severo (pranë burgjeve të vjetra), por, katër vjet më vonë, pasi morën miratimin nga Këshilli i të Dhjetëve, u transferuan në lagjen e Shën Maurizit ku, pranë kishës me të njëjtin emër, gjendet ende sot lokali me sallën e mbledhjeve të tyre (e gjitha tani është reduktuar në banesë private, me qira private).

Ndërtimi, siç dëshmon Mariegola (statuti i vëllazërisë), filloi më 1497; më 1500 u bë tavani dhe rozetat e pikturave; në dy vitet pasuese u tarracuan lokalet dhe u tavanit kati i përdhes.

Më në fund, më 1532, u realizua fasada e jashtme prej mermeri, mbi të cilën, përveç imazhit të Shenjtorëve Titullarë: Virgjëresha e Bekuar – Shën Galli – Shën Maurizi, shihet (ose duhet të shihej) i skulpturuar qyteti i Shkodrës me kujtimin e rrethimit që pësoi nga turqit më 1474. (Bareliefi është për fat të keq mjaft i dëmtuar nga moti i keq dhe kripa e detit).

Më , me Dekret të Këshillit të të Dhjetëve, Vëllazëria Shqiptare u shtua nga Shoqata e Bukëpjekësve (Pistori), shumë e begatë, me 45 dyqane të shpërndara në të gjithë qytetin. Për këtë arsye, ishte vendosur në kalldrëmin e sheshit Shën Maurizi një pllakë me mbishkrimin: Loco dello stendardo della Scola della B.

V. dei Albanesi ora dei Pistori (Vendi i flamurit të Shkollës së Virgjëreshës së Bekuar të Shqiptarëve, tani të Bukëpjekësve) (2). Kisha aktuale e Shën Maurizit (siç shihet në foto) është rindërtuar më 1776 sipas projektit të arkitektit Pietro Zaguri.

Instrumenti i Konventës midis Shkollës Shqiptare dhe Famullitarit të kishës së përmendur, është i datës , me të cilën iu dha shqiptarëve përdorimi i altarit anësor me pikturën që paraqet Virgjëreshën e Bekuar dhe Shën Gallin.

Lajmi gjendet në një libër shumë të rrallë (3) që në faqen 200 raporton gjithashtu: “Në Shën Maurizion mbahet SHKOLLA E SHQIPTARËVE OSE EPIROTËVE (shkronjat e mëdha janë në tekst v.j.) – që është e lashtë dhe shumë e pasur”.

Më 1532, u realizua fasada e jashtme prej mermeri, mbi të cilën, përveç imazhit të Shenjtorëve Titullarë: Virgjëresha e Bekuar – Shën Galli – Shën Maurizi, shihet (ose duhet të shihej) i skulpturuar qyteti i Shkodrës me kujtimin e rrethimit që pësoi nga turqit më 1474 (Foto: Alfonso Bussolin) Edhe një lajm tjetër: çdo vit, më 15 qershor – përvjetori i Konventës së vitit 1448 – me kujdesin e Vëllazërisë Shqiptare, Sheshi i Shën Maurizit zbukurohej madhështisht me rastin e kalimit të Dozhës me shoqërinë e tij, që nisej nga Shën Marku në procesion falënderimi për komplotin e parandaluar të vitit 1310 (kur u themelua i tmerrshmi Këshilli i të Dhjetëve) dhe arrinte në kishën e Shenjtorëve Vito dhe Modesto, përtej Kanalit të Madh, përmes anijeve të zbukuruara festivisht (atëherë asnjë urë nuk ngrihej mbi Kanalin e Madh).

Së bashku me gjashtë Shkollat e Mëdha, nëntë Kongregatat e Klerit dhe Kapitullin Kanonik të Kastelos, edhe Komuniteti Shqiptar merrte pjesë në këtë festë vjetore – dyfish kuptimplote – që përfundonte më pas me bankete të shkëlqyera për të gjithë ata që kishin ndjekur procesionin solemn të Dozhës.

Pra, nga këto shënime, edhe pse të pakta, rezulton se në fatin e mbarë si në atë të pafat, Venecia dhe Shqipëria përfaqësojnë një binom të lavdishëm dhe të pazgjidhshëm, për disa shekuj me radhë. Shqiptarët e Venedikut, ose epirotët siç quheshin shpesh, ishin në pjesën më të madhe të ritit grek, ose ortodoksë, dhe shpesh emërtoheshin dhe ngatërroheshin me grekët.

Në realitet, edhe pse e konsideronin kishën greke të Shën Gjergjit si qendrën e tyre shpirtërore, këta shqiptarë bashkoheshin pastaj dhe organizoheshin në grupe kombëtare me seli të ndryshme, të ndryshme nga ato të grekëve. Ndërgjegjja kombëtare ishte gjithmonë e gjallë dhe e pranishme te këta shqiptarë ortodoksë.

Situata e Venedikut dhe e Triestes nuk ndryshonte në këtë aspekt nga ajo që ekzistonte në qytetin dhe në Mbretërinë e Napolit. Fusnotat (1) L. GALLI: “Venecia dhe Shqipëria” në Le tre Venezie, Revistë mujore, maj 1941 fq. 289-92. (2) G. TASSINI: “Kuriozitete venedikase”.

Venecik 1887 fq. 11-12 dhe 574. (3) Libri është i katalogizuar në Bibliotekën Marciana 64 D 191 – Fondi Apostolo Zeno, dhe titullohet: “Lavditë e Legjionit Tebean”; jepet për lexim vetëm në sallën e rezervuar, sepse është një kuazi-inkunabul (libër shumë i hershëm i shtypur).

“Oriente Cristiano” (Lindja e Krishterë), Viti XVIII, tetor-dhjetor 1978, nr. 4 Përgatiti për botim: Bejtullah Destani

Burimi: Koha