Shqipëria dhe Armenia në gjysmëfinale, Kosova dhe Malta vazhdojnë me bilanc perfekt

0%

Faza e grupeve në FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026 u mbyll të enjten në Pejë, duke përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste. Kosova dhe Malta e përfunduan fazën e grupeve me nga dy fitore në po aq ndeshje, ndërsa Shqipëria dhe Armenia siguruan kualifikimin si skuadrat e dyta në grupet e tyre.

Në gjysmëfinale, Kosova do të përballet me Shqipërinë, ndërsa Malta do të luajë kundër Armenisë. Fitueset do të avancojnë në finalen e madhe të kampionatit, ndërsa humbëset do të luajnë për vendin e tretë. Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën në Palestrën e Sporteve “Karagaçi” në Pejë: Malta – Armenia, ora Kosova – Shqipëria, ora

Burimi: Bota Sot