Një 45-vjeçar me shtetësi rumune është shpëtuar nga policia dhe zjarrfikësit e Shqipërisë pasi që kishte thyer këmbën dhe kishte mbetur i bllokuar në thellësi të Kanioneve të Gjipesë. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Shtetit e cila thekson se turisti po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Falë reagimit të shpejtë dhe përdorimit të pajisjeve të specializuara të kërkim-shpëtimit, pasi terreni ishte shumë i vështirë dhe me rrezikshmëri për jetën, u bë e mundur nxjerrja e sigurt e turistit nga zona ku kishte mbetur i bllokuar”- theksohet në njoftim. Turisti, thuhet se i ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat i shkuan në ndihmë dhe i shpëtuan jetën.
Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamjet duke shpëtuar 45- vjeçarin.
