Shkëndija ka pësuar humbje minimale me rezultat 1:0 ndaj Celjes në ndeshjen miqësore të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve në Slloveni. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 80-të nga Suhovrshnik, duke i siguruar fitoren skuadrës sllovene. Kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese për Shkëndijën gjatë fazës përgatitore në Slloveni.
Më herët, skuadra tetovare u mposht nga Hajduku me rezultat 4:0, ndërsa në sfidën e parë kishte shënuar fitore 2:1 ndaj Koperit. Testi i fundit i Shkëndijës në Slloveni është planifikuar kundër skuadrës ukrainase Zorya.
