Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i trafikut të dr*gës, 6 të arrestuar

0%

Në krye të organizatës dyshohet një 37-vjeçar shqiptar. Policia greke sekuestron mbi 3 kg kokainë, “Tusi”, MDMA, ketaminë, kanabis dhe para cash gjatë operacionit në Mykonos dhe Atikë.

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Mykonos dhe zonën e Atikës, duke çuar në arrestimin e gjashtë personave, mes tyre edhe një grua.

Sipas autoriteteve greke, operacioni u zhvillua mëngjesin e së mërkurës, pas një hetimi të gjatë ku u përdorën metoda speciale hetimore, analiza të komunikimeve, verifikime të të dhënave dhe profilizim i personave të dyshuar. Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e grupit që prej mesit të prillit 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga hetimet rezulton se bëhet fjalë për një rrjet të organizuar me strukturë hierarkike dhe role të ndara, i cili vepronte kryesisht në zona me fluks të lartë turistik dhe ekonomik. Në krye një shqiptar 37-vjeçar Sipas policisë, drejtuesi i dyshuar i organizatës ishte një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se koordinonte të gjithë veprimtarinë kriminale.

Ai kishte rolin e sigurimit të furnizimit me drogë, organizimit të transportit, menaxhimit të depove të fshehta, shpërndarjes në treg dhe kontrollit të fitimeve të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Bashkëpunëtori i tij kryesor dyshohet një 38-vjeçar grek, i cili kishte rol të rëndësishëm në shpërndarje, kontaktet me klientët dhe menaxhimin e pjesëve të ndryshme të rrjetit.

Autoritetet greke e cilësojnë atë si “zëvendësdrejtor” të organizatës. Një 25-vjeçar dyshohet se merrej me gjetjen e klientëve, shpërndarjen e drogës dhe mbikëqyrjen e transaksioneve në terren. Ndërkohë, një 38-vjeçar nga Rumania dyshohet se kishte rol në ruajtjen e lëndëve narkotike, administrimin e depove dhe mbikëqyrjen e pikave të fshehjes.

Gjithashtu u arrestua një 31-vjeçare, e cila akuzohet për posedim droge dhe dyshohet se kishte lidhje me aktivitetin e grupit. Kompania e transportit përdorej si mbulesë Hetuesit kanë zbuluar se anëtarët e grupit kishin krijuar edhe një aktivitet të ligjshëm në dukje, një kompani shërbimesh transporti me furgonë në Mykonos.

Sipas policisë, kjo kompani përdorej si mbulesë për lëvizjet e tyre, shpërndarjen e drogës dhe kontaktet me klientët, duke justifikuar udhëtimet e shpeshta në ishull.

Sekuestrohen sasi të mëdha droge Gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të përdorura si baza të fshehta në Mykonos, Pire dhe Perama, policia greke ka sekuestruar: 2.69 kg kokainë 705.65 gramë kokainë rozë (“Tusi”) 754.4 gramë MDMA 1.418 kg kanabis të papërpunuar 8 gramë kanabis të përpunuar (“çokollatë”) 205.7 gramë ketaminë 1 gram kërpudha halucinogjene 846 tableta farmaceutike dhe substanca të ndryshme 30 letra me substancë narkotike të panjohur 5 peshore elektronike precize 14 telefona celularë 4 furgonë 2 motoçikleta 2 automjete një kasafortë një numërues elektronik parash materiale paketimi për drogën Policia sekuestroi edhe 94,575 euro dhe 11,500 dollarë cash, të cilat dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal.

Sipas të dhënave hetimore, droga shpërndahej me këto çmime në tregun lokal: Kokainë: 120–200 euro/gram Kokainë rozë: 170–200 euro/gram MDMA: 60–80 euro/gram Ekstazi: 20 euro/tabletë Kanabis: 20–30 euro/gram Ketaminë: 150–180 euro/gram LSD: 20 euro/copë Kërpudha halucinogjene: 40 euro/gram Tableta qetësuese: 5 euro/copë Autoritetet greke vlerësojnë se organizata ka siguruar mbi 700 mijë euro të ardhura të paligjshme nga aktiviteti i trafikut të narkotikëve.

Hetimet për këtë grup vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe lidhjeve të mundshme me persona të tjerë.

Burimi: Bota Sot