Shakhtar Donetsk mund t’i luaj ndeshjet e Championsit te stadiumi i klubit të Premierligës

0%

Shakhtar Donetsk mund t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në Ligën e Kampionëve në Angli sezonin e ardhshëm. Kampionët e Ukrainës janë në bisedime me disa klube për të gjetur një stadium ku do të luajnë ndeshjet e tyre evropiane.

Shakhtar nuk ka mundur të presë ndeshje ndërkombëtare në Ukrainë që nga pushtimi i plotë rus në vitin 2022, pasi UEFA ka ndaluar zhvillimin e ndeshjeve evropiane në vend për arsye sigurie. Në fakt, klubi është larguar nga Donetsku që prej vitit 2014, kur luftimet në rajonin e Donbasit e detyruan të braktiste “Donbas Arenën”, pasi stadiumi u godit nga bombardimet.

Që atëherë, Shakhtar ka luajtur në Lviv, Kharkiv dhe Kiev, ndërsa ndeshjet e kampionatit ukrainas i zhvillon në Arena Lviv që nga sezoni 2023/24.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot