Seria e grabitjeve trondit Francën, hajdutët marrin bizhuteri miliona

0%

Franca është përballur me një tjetër grabitje të bujshme në një institucion kulturor, pasi muzeu i markës së njohur të kristaleve dhe bizhuterive luksoze Lalique është vënë në shënjestër të hajdutëve.

Ngjarja ka ndodhur në muzeun Lalique në Wingen-sur-Moder, në verilindje të Francës, ku autorët kanë hyrë me forcë në orët e para të mëngjesit dhe kanë vjedhur rreth 20 bizhuteri me vlerë disa milionë euro. Sipas burimeve pranë hetimit, dëmi i shkaktuar nga grabitja mund të arrijë afërsisht në 4 milionë euro.

Autorët dyshohet se kanë shkuar direkt në sallën ku ruheshin objektet më të çmuara, duke shmangur pjesët e tjera të muzeut. Sistemi i alarmit u aktivizua gjatë grabitjes, por hajdutët arritën të largoheshin para ndërhyrjes së shërbimeve të sigurisë. Një punonjës pastrimi ishte personi i parë që mbërriti në vendngjarje dhe njoftoi autoritetet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia franceze ka nisur hetimet dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e ngjarjes. Muzeu Lalique, i hapur në vitin 2011 pranë fabrikës historike të kompanisë, i kushtohet krijimtarisë së René Lalique dhe trashëgimisë së stilit Art Nouveau dhe Art Deco.

Grabitja vjen pas një tjetër rasti të bujshëm në Muzeun e Luvrit në Paris, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë e koleksioneve të çmuara në muzeumet franceze. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com