Selmani dhe Mustafa, dy emra të rinj të Prishtinës

0%

Prishtina vazhdon të përforcohet me talentet e rinj. Futbollistët Bebart Selmani dhe Unejs Mustafa, dy talentë, i bashkohen klubin me të madh në vendin tonë, Prishtinës. Selmani dhe Mustafa pritet të jenë përforcime që mund të sjellin frymë të re të lojës në klubin me traditë të madhe.

“Mesfushori 16-vjeçar, Bebart Selmani, ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën, duke u bërë një nga futbollistët e rinj që i bashkohet klubit si pjesë e investimit në talentet me perspektivë. Selmani vjen nga 2 Korriku dhe konsiderohet një nga mesfushorët me potencial të gjeneratës së tij. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Kombëtareve të Kosovës U15, U16 dhe U17.

Nënshkrimi i kontratës me Prishtinën përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tij si futbollist. Unejs Mustafa ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratën e parë profesionale me FC Prishtinën. Mustafa vjen nga Shkolla e Futbollit Kurda dhe ka qenë pjesë e Kombëtareve të Kosovës U15, U16 dhe U17.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai debutoi zyrtarisht me ekipin e parë të bardhekaltërve në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar ndaj Drenicës, ndërsa tani vazhdon rrugëtimin e tij me klubin pas nënshkrimit të kontratës së parë profesionale”, ka njoftuar FC Prishtina.

Burimi: Bota Sot