Selektori i Skocisë jep dorëheqje pasi u konfirmua eliminimi

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Skocisë, Steve Clarke, ka dhënë dorëheqje pasi ekipi i tij dështoi të kualifikohet në fazën nokaut të Kupës së Botës. Clarke ka vendosur të largohet, ndonëse firmosi për katër vjet pak muaj më parë. Skocia ka shpresuar të kualifikohet nga vendi i tretë në grup, por kjo nuk ishte e mundur. Dhe Clarke ka vlerësuar se është koha për largim.

Ai ishte në krye për shtatë vjet. Skocia u kualifikua në Botëror për herë të parë nga viti 1998. Ndërkohë u paraqit dy herë në Evropian, ku nuk ishte kualifikuar nga viti 1996.

Burimi: Koha