​Sekuestrohet një pushkë gjysmë automatike dhe mbi 560 fishekë në

0%

Policia ka bërë me dije se sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi të madhe municioni gjatë një aksioni në fshatin Luçka Reka të Zubin Potokut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit, pasi është pranuar një informatë për armë të fshehura në një shtëpi të pabanuar.

Pas kontrollit që u bë këtu, u një pushkë gjysmë automatike, 564 fishekë të kalibrave të ndryshëm, gjashtë gëzhoja, një bajonetë dhe një kuti e ndihmës së parë. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Ditë më parë policia gjeti municione dhe pajisje ushtarake edhe në tri shtëpi tjera të pabanuara në Zubin Potok.

Burimi: Bota Sot