Sarandë – 44-vjeçari bie nga çatia e një objekti dhe plagoset rëndë,

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Burime zyrtare bëjnë me dije se i dëmtuari është shtetasi Besnik Lika, banues në Sarandë.

Ai është paraqitur me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar, pasi dyshohet se ka rënë nga soleta teksa po punonte për riparimin e çatisë së një objekti në lagjen nr. 4.

Bluzat e bardha të spitalit të Sarandës njoftojnë se 44-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, specifikisht një frakturë torakale tetë (T8), e cila i ka shkaktuar paralizë të gjymtyrëve të poshtme (këmbëve).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak të gjendjes së tij kritike shëndetësore dhe nevojës për ndërhyrje më të specializuar, mjekët e Sarandës kanë vendosur nisjen e tij urgjente me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë në punë.

Burimi: Bota Sot