Santos transferohet tek Unitedi

0%

Shpërndaje në: Manchester Unitedi ka njoftuar të hënën se ka transferuar mesfushorin brazilian, Andrey Santos. Santos me “Djajtë e Kuq” ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2031, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Unitedi i ka paguar Chelseat 56.3 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.

Santos në edicionin e fundit me Chelsean shënoi tri gola dhe bëri katër asistime në 43 ndeshje. “Çdo gjë në lidhje me Manchester Unitedin është e veçantë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Si mesfushor, jam vërtet i emocionuar që kam mundësinë të mësoj nga Michael Carrick.

Ai është trajneri perfekt për të më ndihmuar të bëj hapin tjetër në karrierën time dhe të shtyj përpara ëndrrat e mia. Të gjithë më treguan se sa ambicioz është klubi dhe mjedisi i mrekullueshëm që është krijuar këtu”, ka thënë Santos për faqen zyrtare të Unitedit. Braziliani ka luajtur si i huazuar te Strasbourgu, Nottingham Foresti dhe Vasco da Gama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha