Shpërndaje në: Gjiganti jugkorean i teknologjisë Samsung Electronics ka raportuar rritje rekord të fitimit operativ për tremujorin prill-qershor, i nxitur nga kërkesa e lartë për çipat e memories të përdorur në zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Pavarësisht rezultateve financiare, investitorët reaguan me shitje masive të aksioneve, duke i fshirë kompanisë më shumë se 100 miliardë dollarë nga vlera e tregut, raportoi Reuters. Sipas parashikimeve të publikuara nga kompania, fitimi operativ për tremujorin arrin në rreth 51 miliardë euro, gati 19 herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky është tremujori i tretë radhazi me rezultate rekord për Samsungun dhe një fitim më i madh sesa ai i realizuar në tri vitet e fundit së bashku. Samsung pritet të publikojë raportin e plotë financiar më 30 korrik, ku do të prezantohen rezultatet sipas divizioneve të biznesit.
Pritet që ky raport të japë sinjale më të qarta nëse rritja aktuale e industrisë së memories përfaqëson ndryshim strukturor të tregut apo vetëm një tjetër cikël të përkohshëm të kërkesës.
