Në autostradën “Ibrahim Rugova” është shkaktuar ngarkesë në trafik si pasojë e një aksidenti ku u rrokullis një kamion. Si rrjedhojë e rrokullisjes së kamionit, në autostradë u krijuan kolona të gjata automjetesh, ndërsa në vendin e ngjarjes dolën policia dhe ekipet përkatëse.
Për shkak të këtij aksidenti, qarkullimi po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar, ndërsa nga shoferët kërkohet të kenë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë. Lidhur me këtë rast policia i ka nisur hetimet.
Burimi:
Bota Sot
