Rriten rastet me fruth në Kosovë, IKShPK konfirmon 63 të prekur dhe

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se numri i rasteve të konfirmuara me fruth në vend ka arritur në 63, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 11 raste të reja. Sipas të dhënave të IKShPK-së, rastet janë raportuar në disa komuna të Kosovës, me numrin më të lartë në Prishtinë, ku janë evidentuar 19 raste.

Pas kryeqytetit renditet Ferizaj me 12 raste, Fushë Kosova me 9 dhe Kaçaniku me 8 raste. Raste të tjera janë regjistruar edhe në Lipjan, Vushtrri, Shtime, Obiliq, Gjilan, Drenas, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti. IKShPK ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së fruthit për shkak të shkallës së lartë të infektueshmërisë dhe komplikimeve që mund të shkaktojë kjo sëmundje.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare. Autoritetet shëndetësore po vazhdojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com