Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3.59%, shkruan Telegrafi Maqedoni. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1.50 den/litër. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet me 5.50 den/l.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) rritet me 4.50 den/litër. Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të shiten me këto çmime: EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 87.00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 89.00 (denarë/litër) EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 88.00 (denarë/litër) Vaj për ngrohje – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 86.00 (denarë/litër) Vaj për karburant M-1 NS do të shitet për 42.168 (denarë/kilogram)
