Ronaldo befason me një deklaratë të bujshme, këtë nuk e priten

0%

Portugalia u eliminua nga Botërori në fazën 1/8. Spanja fitoi 1:0 falë golit të Merinos në minutën e 91-të. Cristiano Ronaldo i jep fund karrierës së tij me kombëtarem dhe këtë e zyrtarizoi me deklaratën e bujshme pas humbjes. Sulmuesi portugez mori pjesë në gjashtë Botërorë si askush tjetër, por nuk fitoi asnjë. Megjithatë përmendi faktin se para tij, Portugalia nuk kishte fituar asgjë.

“Do të zgjohem nesër, njësoj siç u zgjova sot. Me ndërgjegjen e pastër, pasi kam dhënë më të mirën si gjithmonë. Kam fituar tre trofe për Portugalinë. Përpara Cristianos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë titull në histori. Ndjehem i lumtur. Trofeu më i mirë që kam fituar me Portugalinë është Europiani i vitit 2016.

Sinqerisht për mua, të fitosh Europianin është sikur të kesh fituar një Botëror. Për këtë, e përsëris, largohem me ndërgjegjen e pastër pasi kam dhënë më të mirën për Portugalinë. Nesër do të jetë ditë e re dhe jeta vazhdon”, u shpreh Ronaldo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot