“Rama autokrat, sistemi nuk funksionon” – Analisti: Protesta e qytetarëve për të restauruar demokracinë!

0%

Analisti Edvin Kulluri theksoi se lëvizja e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës dhe klasës politike në përgjithësi po bëhet për të restauruar demokracinë. Në një intervistë për News24, Kulluri deklaroi se Shqipëria ndodhet në një regjim hibrid, ku demokracia funksionon vetëm formalisht, ndërsa kryeministri Edi Rama është kthyer në një autokrat.

Sipas tij, sistemi politik nuk funksionon, mungon gara dhe zgjedhjet e lira. “Protestat në vitin 1990 nisën prej protestës së studentëve. Kjo ndodhi me formimin e PD dhe mbështetjen e qytetarëve. Ai ishte revolucion, përmbysja e një sistemi politik.

Sot nuk jemi në kushtet e revolucionit, por në kushtet e një përmbysjeje të elitës politike, dhe në kushtet e një restaurimi të demokracisë të cilën kemi dështuar ta ndërtojmë siç duhet në 35 vite. Një miks midis reformimit, evolucioni dhe Restaurimi në këtë rast është gjë e mirë shumë. Duhet të shkojmë në vullnetin e shqiptarëve të atyre viteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot kemi një miks autokraci, demokraci, regjim hibrid, ku jemi formalisht demokraci dhe kemi një autokrat si Edi Rama. Ndaj njerëzit kanë dalë aty, sepse sistemi nuk funksionon. Nuk kemi garë politike, as zgjedhje të lira, as qarkullim elitash, nuk kemi garë në treg, kemi një qeveri që sillet në mënyrë selektive me këdo që ka përballë.

Janë prishur gjithë rregullat e lojës dhe ndaj kemi dalë në shesh”, tha ai. Kulluri u shpreh se protestat po bashkojnë qytetarë dhe grupe të ndryshme shoqërore, të cilët ndajnë shqetësimin se janë prishur rregullat e lojës në politikë dhe në shoqëri. Sipas tij, kjo larmi zërash e bën protestën natyrshme dhe përfaqësuese të një pjese të gjerë të shoqërisë shqiptare.

“Këtu janë prishur të gjithë rregullat e lojës dhe në atë shesh të jenë të gjithë bashkë. Unë nuk shoh njerëz që duan ta përçajnë. Aty ka shumë rryma që po t’i mbledhësh të gjitha arsyet e bën të natyrshme këtë protestë dhe e bën shumicë të flukseve të shoqërisë. Kjo është rezultative.”, tha Kulluri.

Burimi: Bota Sot