Quansah dhe James mungojnë në stërvitjen e Anglisë

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Anglisë është duke u përballur me telashe për shkak të lëndimeve të futbollistëve. Mbrojtësit Jarell Quansah dhe Reece James munguan në stërvitjen e së martës në prag të ndeshjes ndaj Kongos. Anglia të mërkurën nga ora luan ndaj Kongos në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Botës.

Quansah e lëndoi kyçin e këmbës në fitoren 2:0 të Anglisë ndaj Panamasë në ndeshjen e fundit të fazës grupore. Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 63-të. Ndërsa lideri i skuadrës së Chelseat, James, mungoi në ndeshjen ndaj Panamasë. Ai është duke u përballur me një lëndim në kofshë.

Gjithashtu pritet të mungojë edhe ndaj Kongos. 26-vjeçari James ishte startues në dy ndeshjet e para të grupit, ndaj Kroacisë dhe ndaj Ganës. Federata e Futbollit e Anglisë ka bërë të ditur se të dy mbrojtësit janë duke zhvilluar programe individuale stërvitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha