Qeveria e RMV-së miratoi vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” me Shqipërinë

0%

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vënien në funksion të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” me Republikën e Shqipërisë.

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi, tha se me këtë përmbyllet procesi i vendosjes së këtij sistemi me tri shtetet fqinje të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nuk janë pjesë e zonës Shengen, duke pasur parasysh se ai tashmë funksionon me Serbinë dhe Kosovën.

Për finalizimin e plotë të procesit mbetet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet dy ministrive të punëve të brendshme. “Zbatimi i sistemit fillimisht do të nisë në pikën kufitare Qafë Thanë, ndërsa më pas do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo do të mundësojë kalim më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt të kufirit shtetëror, veçanërisht gjatë sezonit veror kur rritet ndjeshëm frekuenca e udhëtarëve dhe kur në të kaluarën qytetarët shpesh kanë ngritur shqetësime për pritjet e gjata në pikat kufitare”. “Nevoja për një zgjidhje të tillë konfirmohet më së miri nga frekuenca e lartë e udhëtarëve në pikat kufitare me Republikën e Shqipërisë”, tha zëdhënësja.

Gjatë vitit 2025, në këto pika kufitare janë regjistruar gjithsej 4.581.724 udhëtarë, prej të cilëve 2.318.080 vetëm në pikën kufitare Qafë Thanë. Ajo gjithashtu theksoi se këto shifra e theksojnë rëndësinë e vendosjes së sistemit “One Stop Shop”, i cili do të mundësojë qarkullim më të shpejtë dhe më efikas të udhëtarëve, si dhe do të kontribuojë në uljen e kohës së pritjes në kufi.

Burimi: Telegrafi