Pushime luksoze në Egje/ Chiara Ferragni sjell pamje mahnitëse nga Kimolos

0%

Influencuesja e njohur italiane, Chiara Ferragni, po kalon pushimet verore në Greqi, ku ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga vizita në ishullin e Kimolos. Ajo ndodhej më parë në Milos, ndërsa më pas bëri një ndalesë disaorëshe në Kimolos, duke publikuar të dielën, më 28 qershor, një seri fotosh në Instagram.

Në imazhet e shpërndara, Ferragni shfaqet e veshur me bikini me motive zebre dhe një kapelë verore, ndërsa pozon me detin në sfond. Postimi përfshin gjithashtu pamje nga gatimet lokale që ajo provoi gjatë vizitës, si edhe peizazhe të ishullit që i tërhoqën vëmendjen. “Një ditë në Kimolos”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit.

Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku ndjekësit kanë vlerësuar si bukurinë natyrore të ishullit grek, ashtu edhe stilin veror të influencueses italiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot