Pulisic lë pas lëndimin, kthehet me paraqitje pozitive

0%

Shpërndaje në: Mesfushori Cristian Pulisic është kthyer nga lëndimi dhe luajti si zëvendësues në disfatën që SHBA-ja e pësoi nga Turqia 3:2, në ndeshjen që u zhvillua në orët e hershme të së premtes. Ai luajti prej minutës së 58-të dhe paraqitja e tij u vlerësua pozitive. Pati disa momente të mira në fazën e sulmit, ndërsa iu afrua edhe shënimit të golit.

Humbja nuk kishte rëndësi për amerikanët, pasi e kishin të sigurt avancimin në raundin tjetër të garës. SHBA-ja fitoi ndaj Paraguait dhe Australisë në dy ndeshjet e para dhe e siguroi pozitën e parë në Grupin D. Në ndeshjen e parë të fazës nokaut, SHBA-ja luan ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Pulisic mori lëvdata edhe nga përzgjedhësi Mauricio Pochettino.

“Jam i lumtur sepse mendoj që pati ndikim të mirë kur ai ishte në fushë”, deklaroi përzgjedhësi Pochettino. Pulisic luajti vetëm në pjesën e parë në fitoren 4:1 të SHBA-së ndaj Paraguait, ndërsa mungoi në duelin e dytë ndaj Australisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha