Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 26-të radhazi, duke shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. Turma, e cila është shtrirë në një gjatësi kilometrike, po lëviz nën monitorimin e forcave të rendit dhe me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.
Gjatë marshimit në kryeqytet, qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Rama, Rama, f*ck you!” dhe “Ju erdhi fundi!”, duke iu referuar deklaratës së bërë më herët nga kryeministri në një intervistë për “Financial Times”, ku tha se kritikëve i përgjigjet me “f*ck you”.
Protesta në Tiranë Thirrjet kundër qeverisë, ashtu si tre javë tashmë, kanë shoqëruar protestuesit edhe mbrëmjen e sotme në disa akse të Tiranës, ndërsa mesazhi kryesor i tyre vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
