Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

0%

Pas protestave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sot duke nisur nga ora , do të mbahet protestë edhe në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendimi përfundimtar ndaj të cilëve pritet të shpallet më 16 shtator, nga ora .

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se shpreson që kjo të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët në shtator do të kthehen në shtëpi. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen nga Specialja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katërtit i mohojnë akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Që nga fillimi i gjykimit në vitin 2023, në Kosovë dhe në shtete të tjera janë mbajtur protesta në mbështetje të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot