“Protestat, lëvizje masive kundër korrupsionit dhe Ramës”, Der

0%

Gazeta gjermane Der Spiegel i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave që po zhvillohen në Shqipëri ku prej më shumë se një muaji kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas gazetës, protesta e cila nisi kundër projektit të resortit luksoz në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, ku investitor është edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, tashmë ka marrë përmasa edhe më të mëdha, ku mijëra qytetarë shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

“Protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, oligarkisë dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama”, thuhet në shkrimin e gazetës gjermane. Der Spiegel shkruan se “prej më shumë se një muaji mijëra qytetarë marshojnë rregullisht në rrugët e Tiranës, ndërsa në protesta dëgjohen thirrje kundër kryeministrit dhe mbahen pankarta me mesazhe ndaj tij”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas revistës, simbol i protestës është bërë flamingoja, si përfaqësim i mbrojtjes së lagunës së Nartës dhe zonës së Zvërnecit, ku planifikohet investimi prej rreth 4 miliardë dollarësh. Në artikullin shterues theksohet se “zemërimi i protestuesve nuk drejtohet kryesisht ndaj Jared Kushner apo Donald Trump, por ndaj klasës politike shqiptare.

Në protesta dëgjohen thirrje për burgosjen si të kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa shumë pjesëmarrës e konsiderojnë korrupsionin problemin kryesor të vendit”.

Der Spiegel thekson se protesta ka bashkuar aktivistë mjedisorë, të rinj, pensionistë, përfaqësues të diasporës dhe qytetarë pa përkatësi politike, duke e cilësuar atë si mobilizimin më të madh qytetar në Shqipëri që nga fillimi i viteve 1990.

Revista ndalet edhe te reagimi i kryeministrit Rama, i cili ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka deklaruar se protestat po nxiten nga interesa të jashtme.

Burimi: Bota Sot