Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën penale “Krime lufte kundër popoullsisë civile”. Në rastin e parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj J.J. dhe A.S.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, ish gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje.Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje.

Ndërsa, në rastin e dytë është ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S. Të pandehurat akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi