Prof. Dr. Hivzi Muharremi shpallet “Qytetar Nderi” i Pejës në 27-vjetorin e çlirimit

0%

Në kuadër të manifestimeve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Pejës, prof. dr. Hivzi Muharremi është nderuar me titullin më të lartë komunal, “Qytetar Nderi” i Pejës.

Ky vlerësim iu dha gjatë ceremonisë solemne të organizuar nga Komuna e Pejës, ku u ndanë tituj nderi, dekorata dhe mirënjohje për personalitete dhe institucione që kanë dhënë kontribut të veçantë për qytetin dhe shoqërinë. Prof. dr.

Hivzi Muharremi u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite në fushën e arsim shkencës dhe angazhimit të tij të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ceremonisë, përfaqësues institucionalë dhe pjesëmarrës të shumtë vlerësuan lart figurën dhe veprimtarinë e tij duke theksuar ndikimin e rëndësishëm që ka pasur në edukimin e brezave të rinj dhe avancimin e dijes në vend.

Titulli “Qytetar Nderi” përbën një mirënjohje të veçantë për kontributin e tij shumëvjeçar duke e radhitur atë ndër personalitetet që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e Pejës dhe të Kosovës. Kush është Prof. dr. Hivzi Muharremi Prof. dr. Hivzi Muharremi ka lindur në Pejë në vitin 1948.

Ai është doktor i historisë së artit, pedagog universitar, kritik arti dhe autor i dhjetëra studimeve e botimeve në fushën e arteve pamore. Ka kryer studimet universitare, magjistraturën dhe doktoratën në fushën e historisë së artit në Beograd. Gjatë karrierës së tij ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, si dhe në institucione të tjera universitare në Kosovë dhe Shqipëri.

Ka shërbyer për dy mandate si dekan i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit dhe drejtor i Teatrit të Qytetit të Pejës për dy mandate. Muharremi është autor i shumë librave, studimeve, eseve dhe kritikave të artit, me mbi 500 shkrime profesionale të botuara në fushën e arteve pamore.

Për kontributin e tij në arsim, kulturë dhe art është nderuar me një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh. Kjo biografi e bën edhe më të kuptueshme arsyen pse Peja e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.

Burimi: Bota Sot