Prizreni ndizet sonte me tingujt e rock-ut dhe blues-it, nis

0%

Prizreni do të mirëpresë nga sonte adhuruesit e muzikës rock dhe blues, me nisjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Music Festival”, i cili do të mbahet nga 3 deri më 5 korrik përballë Palestrës Sportive “Sezai Surroi”. Festivali do të sjellë përgjatë tri netëve 15 bende dhe artistë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do të performojnë në dy skena, “Main Stage” dhe “Sunset Stage”.

Programi i çdo mbrëmjeje nis në ora , ndërsa hyrja është falas për të gjithë vizitorët. Në natën e parë do të performojnë 3 Musketjerët, Attitude GNR Band dhe TNT në skenën kryesore, ndërsa në “Sunset Stage” do të ngjiten Rool dhe Zwada Band.

Më 4 korrik, publiku do të ketë mundësi të shijojë performancat e Kolpa, Led Zeppelin 2 dhe BB Pool në “Main Stage”, si dhe Hawolf dhe Dolduzgin Band në “Sunset Stage”. Kjo natë përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edicioni i sivjetmë do të përmbyllet më 5 korrik me performancat e Dire Straits Legacy, Telex dhe Beska & All Stars Band në skenën kryesore, ndërsa Urban Band & Flavia Zare dhe Dhjetori do të performojnë në “Sunset Stage”.

Sipas organizatorëve, festivali synon të promovojë muzikën rock dhe blues, të mbështesë artistët dhe të krijojë një hapësirë të përbashkët për adhuruesit e këtyre zhanreve muzikore. Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe vizitorët që t’i bashkohen festivalit treditor, i cili edhe këtë vit premton atmosferë unike dhe performanca të nivelit të lartë. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi