Skuadra e Prishtinës ka konfirmuar largimin e tretë brenda ditës. Pas portierit Agron Kolaj dhe futbollistit Ardian limani, radha ishte për Hamdi Namanin. Namani veshi fanellën bardhekaltër në 21 ndeshje gjatë pjesës pranverore të sezonit 2024/25, duke kontribuar me 3 gola dhe 1 asistim.
Në pjesën e dytë të sezonit 2025/26, ai ishte i huazuar te Gjilani.Klubi e falënderon Hamdi Namanin për angazhimin e dhënë gjatë kohës së kaluar te FC Prishtina.
Burimi:
Bota Sot
