Prishtina e rikthen Albin Krasniqin

0%

Prishtina do të jetë më e fortë me rikthimin e futbollit Albin Krasniqi. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit. “Rrugëtimi i Albin Krasniqit me fanellën bardhekaltër vazhdon. Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë me Prishtinën, pasi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës si i huazuar nga klubi ukrainas Kolos.

Krasniqi rikthehet zyrtarisht te bardhekaltërit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Kosovës në vitin 2025. Gjatë pjesës pranverore të sezonit të kaluar, ai regjistroi 16 paraqitje, shënoi 2 gola dhe kontribuoi me 1 asistim. Në total, Albini ka zhvilluar 77 ndeshje me fanellën e Prishtinës, në të gjitha garat”, n jofton FC Prishtina.

Burimi: Bota Sot