PriBank ka zgjedhur IPKO-n si partnerin e saj strategjik dhe të besueshëm për ofrimin dhe mbështetjen e infrastrukturës dhe shërbimeve kritike që mbështesin operimin e platformave të sistemeve bankare. Ky partneritet konfirmon përkushtimin e të dyja kompanive për të garantuar siguri, disponueshmëri të lartë dhe vazhdimësi të pandërprerë të shërbimeve bankare.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, IPKO ka projektuar dhe implementuar një zgjidhje të plotë “end-to-end”, të ndërtuar dhe të përshtatur sipas nevojave operacionale dhe kërkesave të sigurisë së PriBank.
Nga infrastruktura fizike dhe lidhjet e komunikimit, deri te shërbimet e avancuara të sigurisë kibernetike dhe monitorimit, çdo komponent është dizajnuar për të ofruar performancë të lartë, disponueshmëri maksimale dhe mbrojtje të vazhdueshme të sistemeve kritike bankare.
Zgjidhja e ofruar nga IPKO përfshin: Colocation në një nga lokacionet më të sigurta dhe moderne të Data Center-it të IPKO-s, duke garantuar kushte optimale për hostimin e pajisjeve dhe sistemeve kritike; Mbrojtje nga sulmet DDoS, për të siguruar disponueshmëri të vazhdueshme të shërbimeve dhe mbrojtje ndaj kërcënimeve kibernetike; Shërbime të Qendrës së Operimeve të Sigurisë (SOC), me monitorim të vazhdueshëm dhe reagim proaktiv ndaj incidenteve të sigurisë; Shërbime të avancuara të mbrojtjes së DNS (DNS Protection), duke rritur më tej nivelin e sigurisë së infrastrukturës digjitale; Lidhje interneti të sigurta dhe me kapacitet të lartë, të përshtatura për nevojat e operacioneve bankare.
Kjo zgjidhje e integruar i mundëson PriBank të mbështetet në një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe me disponueshmëri të lartë, duke garantuar vazhdimësinë e operacioneve kritike bankare dhe fleksibilitetin e nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve të saj.
“Ky projekt demonstron aftësinë e IPKO-s për të projektuar dhe implementuar zgjidhje të integruara që kombinojnë infrastrukturën moderne, lidhjet e sigurta të komunikimit dhe shërbimet e avancuara të sigurisë kibernetike.
Duke integruar këto kapacitete në një zgjidhje të vetme, ne u mundësojmë klientëve tanë të operojnë me siguri, besueshmëri dhe disponueshmëri të lartë, ndërsa fokusohen në zhvillimin e biznesit të tyre”, theksoi András Páli, CEO i IPKO Telecommunications. “Për ne, siguria, disponueshmëria dhe vazhdimësia e operacioneve janë thelbësore.
Partneriteti me IPKO-n na mundëson të mbështetemi në një infrastrukturë moderne dhe shërbime të avancuara të sigurisë kibernetike, të ndërtuara për të përmbushur kërkesat e operacioneve tona kritike.
Ky bashkëpunim na jep sigurinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të vazhduar zhvillimin e shërbimeve tona bankare dhe për t’u ofruar klientëve një përvojë të besueshme”, theksoi Fatos Krasniqi, CEO i PriBank.
Ky partneritet forcon më tej rolin e IPKO-s si partner strategjik për institucionet financiare dhe bizneset që kërkojnë zgjidhje të avancuara teknologjike, infrastrukturë të besueshme dhe standardet më të larta të sigurisë kibernetike.
Përmes portofolit të saj të avancuar të zgjidhjeve ICT, Data Center, Cloud dhe Cyber Security, IPKO vazhdon të mbështesë transformimin digjital të sektorit financiar në Kosovë, duke ofruar zgjidhje që garantojnë siguri, vazhdimësi dhe performancë të lartë për operacionet kritike të biznesit.
Rreth IPKO Telecommunications IPKO Telecommunications është kompania lider në telekomunikacion dhe teknologji në Kosovë, duke ofruar shërbime të telefonisë mobile dhe fikse, internetit, televizionit digjital, si dhe një portfolio të avancuar zgjidhjesh ICT për biznese dhe institucione.
Përmes shërbimeve të avansuara ICT si; Data Center, Cloud dhe Siguri Kibernetike, IPKO vazhdon të mbështesë transformimin digjital në Kosovë, duke ofruar zgjidhje që garantojnë siguri, vazhdimësi dhe performancë të lartë për operacionet kritike të biznesit.
