Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve, nga i

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbardhur lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, të ndodhura më 22 dhe . Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të dy telefonatat janë realizuar nga i njëjti numër telefonik në Serbi.

Pas alarmit të fundit, policia siguroi qytetarët, perimetrin dhe angazhoi njësitë e specializuara, përfshirë Njësinë për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese dhe K9. Pas kontrolleve të detajuara, nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes dhe stacioni rifilloi punën normalisht.

Me autorizim të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Policia thekson se ka siguruar prova teknike dhe elektronike që lidhin të dy rastet dhe se, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të personit të dyshuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Hetimet intensive të zhvilluara nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kanë rezultuar se të dy telefonatat janë realizuar nga i njëjti numër telefonik në Serbi.

Gjithashtu, gjatë analizave teknike dhe hetimore janë siguruar prova dhe të dhëna të tjera elektronike që ndërlidhin këto raste me njëri-tjetrin dhe që tashmë janë pjesë e procedurës hetimore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “Policia e Kosovës ka ndërtuar kapacitete profesionale dhe teknike të avancuara në fushën e hetimeve kibernetike dhe gjurmimit të komunikimeve kriminale përfshirë edhe rrjetet sociale”. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave, duke siguruar se çdo informacion që lidhet me sigurinë publike trajtohet me seriozitet maksimal.

Burimi: Koha