Podujevë: Raportohet zhdukja e një vajze me probleme shëndetësore

0%

Një qytetar nga Podujeva ka raportuar në polici se vajza e tij, e cila ka probleme shëndetësore, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Sipas raportit policor, rasti është raportuar të shtunën në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.

Ankuesi ka deklaruar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent. Ndërsa njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë nisur hetimet dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj.

Burimi: Bota Sot