Pochettino merr ofertë për rinovim

0%

Mauricio Pochettino i është ofruar një kontratë e re deri në vitin 2030, kur do të mbahet edhe Botërori i ardhshëm. Sipas “The Athletic”, Federata Amerikane e Futbollit ia ka propozuar që tani, ndërsa vendimi do të merret në fund të turneut aktual. Pochettino e ka kualifikuar përfaqësuesen e SHBA-ve në fazën me eliminim direkt, pasi skuadra përfundoi e para në Grupin D.

Nëse pranon një kontratë të re 4-vjeçare, Mauricio Pochettino do të përgatisë ekipin edhe për Lojërat Olimpike 2028 dhe Copa America në të njëjtin vit. Trajneri argjentinas u emërua në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtator të vitit 2024 dhe kontrata aktuale përfundon më 31 korrik.

Burimi: Bota Sot