Përfundon rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, Përparim Rama: Qeveria nuk e bëri për 6 vjet

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i rrethit në hyrje të kryeqytetit nga drejtimi i Gjilanit, një projekt që, sipas tij, ishte përgjegjësi e Qeverisë pasi është pjesë e rrugës magjistrale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se Komuna e Prishtinës vendosi ta realizojë vetë projektin, duke akuzuar Qeverinë se për gjashtë vjet nuk e ka trajtuar këtë çështje.

“Meqë tash e 6 vjet kjo qeveri është marr me përralla e ofendime e jo me punë, ne si Kryeqytet e kemi kry vet këtë projekt, që me lehtësu trafikun dhe qasjen për qytetarët e Prishtinës e sidomos atyre që vijnë nga Gjilani”- ka shkruar Rama, të shtunën, më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se rrethi pritet të lehtësojë qarkullimin dhe qasjen në hyrje të qytetit, ndërsa paralajmëroi se në ditët në vijim do të hapet për qarkullim edhe “Rruga A”. Po ashtu, Rama bëri të ditur se shumë shpejt pritet të nisin edhe punimet për projektin e “Penetrimit të Veternikut”.

Burimi: Kallxo