​Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, nga fillimi i këtij procesi (e premte, 12 qershor, ora ) dhe deri më tani (e mërkurë, 17 qershor, ora ) janë numëruar 223 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. “Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më , ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e 7 qershorit – LVV kryeson në 24 komuna, PDK në dy, AAK në një Të dielën (14 qershor), KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, VV-ja prin me 47.07 për qind të votave, duke grumbulluar 374 mijë e 995 vota dhe 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate dhe 19.49 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse me 16.74 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 mandate me 6.73 për qind të votave. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi