Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Cërrik/ Shpëton

0%

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Cërrikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , kur mjeti, që drejtohej nga një grua, ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht është dëgjuar një zhurmë e fortë, e ngjashme me një shpërthim, ndërsa menjëherë më pas automjeti është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesja ka arritur të dalë me shpejtësi nga automjeti, duke shpëtuar pa pësuar lëndime. Si pasojë e zjarrit, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme nga djegia. Shkaqet e ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.

Burimi: Bota Sot