Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut është zhvilluar debat mes kryetarit Faton Peci dhe asamblistes së PDK-së, Igballe Islami, lidhur me buxhetin komunal, bartjen e mjeteve financiare dhe investimet në sektorin e arsimit.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka folur gjatë për çështjen e buxhetit të trashëguar dhe bartjen e mjeteve financiare, duke theksuar se këto janë pjesë e buxhetit të mëparshëm dhe proceseve ligjore në fuqi. Peci: Viti fiskal do të shoqërohet me respektimin e të hyrave të institucioneve arsimore “Mua nuk më pëlqen buxheti që do të thotë se e kam trashëguar.
Ndërsa, për çështjen e bartjes, ne nuk kemi çare pa orientuar bartje apo shpenzime që kanë ndodhur prej drejtorive të caktuara. Çdo cent i Drejtorisë së Arsimit, deri në përfundim të mbylljes së vitit fiskal, do të jetë i menaxhuar nga drejtori i financave dhe ai e di.
Nëse ka ndodhur ndonjë huazim i përkohshëm për çështje javësh apo muajsh prej një drejtorie, asaj do t’i kthehen mjetet financiare duke përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.
Përmbyllja e vitit fiskal do të shoqërohet me respektimin e të hyrave të institucioneve arsimore, të cilat do t’u rikthehen në nivelin e implementimit të projekteve dhe nevojave që kanë. Nëse flasim për çështjen e buxhetit dhe klasifikimit buxhetor, detyra e një menaxheri të mirë, financieri të mirë dhe politikani të mirë është se si e harton buxhetin.
Unë katër vite kam shkuar sikurse studenti para ministrit të Financave dhe gjithmonë e kam ditur cila është pyetja e parë e ministrit të Financave: ‘Zotëri ministër, sa i ke obligimet kontraktuale?’ Nuk i diskutonte: kjo kontratë, kjo kontratë, në rregull, ky buxhet është i aprovuar”, tha Peci.
Peci ka shtuar se për buxhetin komunal, investimet në arsim dhe çështjen e bartjes së mjeteve financiare, duke theksuar se komuna ka obligime të planifikuara në vlerë prej 795 mijë eurosh.
Peci: Ne buxhet të nënshkruar kemi 795 mijë euro buxhet, ligjërisht ky është problem, e mos të flasim për planifikim apo klasifikim të aspektit buxhetor “Në buxhet të nënshkruar kemi 795 mijë euro buxhet. Ligjërisht ky është problem, e mos të flasim për planifikim apo klasifikim të aspektit buxhetor.
Kur i ka kaluar të gjitha filtrat, kur Ministria e Pushtetit Lokal ka thënë që dokumenti është në rregull, kur ka nënshkruar edhe sekretari i Ministrisë së Financave dokumentin, ka dalë një zyrtar i Ministrisë së Financave dhe ka thënë që prej 1 milion e 200 mijë, gati 1.3 milion euro, rreth 2 mijë i takojnë drejtorisë së shëndetësisë. Kjo është me nxjerrë, e po e dini ju se çka.
Sa i përket arsimit, unë kam gjashtë muaj që jam në detyrë. Pesë milionë euro janë siguruar vetëm në ndërtimin e objekteve, gjimnazit dhe shkollës së muzikës.
Rreth pesë milionë, sepse projekti është duke u hartuar dhe do ta kemi koston më të saktë, por deri në pesë milionë euro ka qenë gatishmëria e ministrit të Arsimit, Hajrullah Çeku, për ta financuar ndërtimin e gjimnazit dhe shkollës së muzikës.
Drejtori i Arsimit i është drejtuar drejtorit Xhosha për rritjen e numrit në arsim, ndërsa ai i është përgjigjur se nuk mundet sepse nuk e ka kornizën buxhetore. Ndërsa, në kohën tuaj, 37 numra kanë qenë pa mbulesë financiare.
Komuna e Vushtrrisë, që e kemi shtatë minuta larg, i ka 25 asistentë në sistemin arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa Komuna e Mitrovicës i ka pasur pesë. Tash do t’i ketë 10. Për gjithë këtë periudhë pas luftës, vetëm pesë, jo për bartjen e mjeteve financiare, por për bartjen e stafit. E kam sakrifikuar krejt pjesën e administratës së komunës për ta vendosur prioritet arsimin.
Vendimi im i parë si kryetar ka qenë adresimi i nevojave të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe deri në fund të mandatit do ta kemi maksimumin e shërbimeve dhe stafit”, tha Peci. Asamblistja e Partisë Demokratike të Kosovës, Igballe Islami, ka thënë se një pjesë e madhe e projekteve që po realizohen në komunë janë vazhdimësi e planifikimeve të mëhershme buxhetore dhe jo vendime të reja.
Islami: Projektet që kanë ardhur në Mitrovicë kanë qenë të mangëta “Edhe rruga e Rashanit, Kutllovcit e Bajgorës, me kodet ekonomike dhe planifikimet e vitit 2026/2028. Fatmirësisht jam shumë e lumtur që sot ka arritur të nënshkruhet kjo kontratë, sepse do ta gëzojnë qytetarët e këtij qyteti. Edhe diçka sa i përket kryetarit, ai arrin të sigurojë fonde nga niveli qendror.
Krejt e dimë se si shkon kjo: konsultimi, bashkëpunimi. Me të vërtetë ka pasur kërkesa të vazhdueshme nga Komuna e Mitrovicës për katër vite radhazi, por projektet që kanë ardhur këtu në Mitrovicë kanë qenë të mangëta.
E përmende kontratën për Shalën, e unë po të tregoj se në vitin 2025, prej vlerës së përgjithshme prej 3.2 milionë eurosh, vetëm 100 mijë euro kanë qenë të Ministrisë, është memorandum, dhe 900 mijë euro për dy vite të tjera që kanë pasur të shpërndahen në 400 dhe 500 mijë euro.
Sa i përket prioriteteve, sa i jep prioritet komuna arsimit varet prej buxhetit komunal dhe jo vetëm sa arrijnë të merren investime. Fatmirësisht jeni të njëjtës vijë politike dhe po arrini të merrni fonde. E përmende Vushtrrinë, por njësoj nuk po përfiton as ajo. Shtatë minuta larg e kemi, por Vushtrria as fushë tenisi e asgjë nuk po përfiton nga Ministria e Sportit.
Sa i ndihmon komuna arsimit, varet nga buxheti komunal. Nëse nuk do të kishte qenë ajo analizë buxhetore që e përmendët në fund, këto mjete nuk do t’i kishin as këto mjete që i kanë takuar me ligj”, ka thënë Islami.
Faton Peci ka thënë se ndikimi në arsim lidhet drejtpërdrejt me buxhetin e ndarë dhe planifikimin financiar, duke shtuar se disa të dhëna të paraqitura nga opozita janë në kundërshtim me realitetin.
Peci: Nëse gjendja në arsim nuk është mirë është nga buxheti që e ke ndarë ti si ish drejtoreshë “Unë po pajtona se sa i ndihmon arsimit varet nga buxheti, nëse gjendja në arsim nuk është mirë është nga buxheti që e ke ndarë ti, si ish drejtoreshë, e këtu pak po bie në kundërshtim me vetveten.
Se nuk i ke 37 vende që i ke buxhetuar dhe nuk i ke faktike, ndërsa sa i përket asaj se Qeveria po flas prej ish qeverisë jo tash tek kjo që nuk jam, por unë vetëm po të tregoj kur kam qenë ministër, 8 komuna i ka përkrahur shteti për sistemin e ujitjes, prej 8 komunave e di që dy kanë qenë të LDK-së, dy të PDK-së, dy kanë qenë të AAK-së dhe dy kanë qenë të LVV-së, tash po të tregoj qasjen që e ka pasur një ish-ministër, 8 komuna kanë pasur investime kapitale, dy kanë qenë të LVV-së, dy të PDK-së, dy të LDK-së dhe dy të AAK-së, edhe fuqia politike e komunave nuk kanë qenë të njëjta por kam dashtë me pas qasje të barabartë do të thotë, por është trajtuar njëjtë me komunat, pra nuk pajtohem që gjithçka shkon në bazë të përkatësisë së linjës politike, është një dozë e mundësisë, e ke rrugën më të çelur unë pajtohem por varet edhe sa je këmbëngulës dhe insistues me dërgu propozime”, ka thënë Peci.
Islami ka thënë se niveli i investimeve në arsim dhe shëndetësi duhet të përcaktohet sipas nevojave reale të komunës dhe kapaciteteve buxhetore.
Islami: Aq sa ka nevojë arsimi, e shëndetësia e aq sa ka nevojë komuna e Mitrovicës “Aq sa ka nevojë arsimi, e shëndetësia e aq sa ka nevojë kjo komunë e Mitrovicës për investime me pas edhe buxheti e Prishtinës nuk na kishin dal, e kemi ndarë përputhshmërinë e sa kemi investuar në arsim prej 2022/2025, lirisht drejtori i arsimit mundet me i kërkuar grafikonet e investimeve kapitale se si ka shkuar rritja.
E tek numri i punësuar e diskutojmë tek bartja e stafit edhe me dashtë një komunë një organizatë buxhetore me tejkalu numrin e të punësuarve gjatë një viti kalendarik fiskal deri në atë fazë atë nuk e lejon Ministria e Financave, kështu që kjo është e specifikuar edhe me ligj”, ka thënë Islami.
