Patrick Vieira mund ta marrë drejtimin e Senegalit

0%

Shpërndaje në: Pasardhës i përzgjedhësit të shkarkuar të Senegalit, Pape Thiaw, mund të jetë legjenda e Francës, Patrick Vieira. Kështu ka raportuar të hënën “L’Equipe”. Ish-lojtari i Arsenalit, Vieira, i lindur në Dakar të Senegalit, debutoi si trajner në vitin 2015. Ai drejtoi New York Cityn në sezonin 2015/2016. Më pas drejtoi Nicen në dy edicione.

Dy edicione e drejtoi edhe Crystal Palacen në Premier League, ndërsa së fundi ishte te Genoa. Vieira si futbollist ka pasur karrierë të madhe. Për Francën ka luajtur 107 ndeshje, duke e fituar Kupën e Botës në vitin 1998. 50-vjeçari në nivel klubesh ka luajtur për Milanin, Arsenalin, Juventusin, Interin dhe Manchester Cityn.

Burimi: Koha