Pas interesimit të KALLXO.com, Komuna e Fushë-Kosovës ka anuluar konkursin për dy stomatologë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). KALLXO.com kishte dërguar pyetje në Komunën e Fushë-Kosovës më pasi kishte pranuar raportime për parregullsi në këtë konkurs. Komuna e Fushë-Kosovës kishte hapur konkurs për dy stomatologë më për QKMF.
Një nga dokumentet të cilat kërkoheshin për aplikim në këtë konkurs ishte diploma e shkollës së mesme e kryer për pozitën përkatëse. Në shpalljen e në listën e dokumenteve të cilat kërkoheshin nuk ishte diploma e fakultetit. B.Ç., kishte thënë për KALLXO.com se kishte dorëzuar dokumentet të cilat kërkoheshin në shpalljen e .
Kësaj kandidateje, Komuna e Fushë-Kosovës i kishte refuzuar aplikimin me arsyetimin se e njëjta nuk kishte dorëzuar diplomën e fakultetit. Të njëjtës i ishte thënë se Komuna e Fushë-Kosovës kishte korrigjuar më konkursin dhe se kërkonte diplomën e fakultetit dhe jo diplomën e shkollës së mesme.
Një njoftim i tillë, kandidatja B.Ç. ka thënë për KALLXO.com se nuk ishte i publikuar në web-faqen e Komunës së Fushë-Kosovës dhe se e konsideronte të padrejtë refuzimin e aplikimit të saj. KALLXO.com në kategorinë e ‘shpalljeve’ dhe ‘njësinë e burimeve njerëzore’ nuk ka gjetur një njoftim të tillë. Andaj ka kërkuar sqarime nga Komuna e Fushë-Kosovës më në lidhje me pretendimet e palës.
Më Komuna e Fushë-Kosovës ka anuluar konkursin për dy stomatologë por edhe për pozitën biokimist me arsyetimin se kanë “konstatuar se gjatë zhvillimit të procedurës kanë ndodhur gabime teknike dhe administrative, të cilat kanë ndikuar në rregullsinë e procesit të rekrutimit”.
