Pas certifikimit nis beteja e madhe politike: Ky është skenari që

0%

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendi hyn në një fazë vendimtare të procesit demokratik – formimin e institucioneve të reja.

Megjithëse ky hap shënon përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor, sfida e radhës mbetet sigurimi i shumicës parlamentare dhe konstituimi i institucioneve në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore. E në lidhje me atë se çka pritet të ndodhë në ditët në vijim, për “Bota sot” foli publicisti Lis Bukuroca. Lis Bukuroca. Fillimisht, ai theksoi se u.d.

Presidentja Haxhiu duhet ta thërrasë seancën brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, mirëpo, sipas tij, kjo do të mund të bëhej edhe brenda javës, por nuk ka vullnet politik. “Certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja mundëson konstituimin e Kuvendit, ku u.d. presidentja duhet ta thërrasë seancën konstituive brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Afati kushtetues për mbajtjen e seancës konstituive është 30 ditë nga dita e certifikimit të rezultateve. Nëse ka vullnet politik, mund të bëhet edhe brenda javës, por nuk do të ketë, mendoj unë.” Pas konstituimit të Kuvendit, Bukuroca potencoi se hapi tjetër është zgjedhja e presidentit të ri. “Hapi tjetër është zgjedhja e presidentit.

Kushtetuta parasheh se presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit. Paralelisht, kryeministri i mandatuar (nga radhët e LVV-së, si parti fituese) duhet të sigurojë shumicën për Qeverinë.” Krahas kësaj, publicisti foli edhe për bisedimet mes partive dhe për atë se çka ndodh nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai paralajmëroi se, nëse nuk ka konsensus, atëherë vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje. “LVV-ja ka fituar 53 nga 120 ulëse, pra jo shumicë vetëqeverisëse, ndaj i duhen aleatë. Tani partitë politike kanë filluar bisedimet zyrtare për një marrëveshje të mundshme lidhur me presidentin.

Nëse marrëveshja nuk arrihet brenda afatit 60-ditor për presidentin, pasojat janë të parashikuara qartë: nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, që do të ishin të katërtat parlamentare që nga fillimi i vitit 2025, një skenar që mund të shmanget nëse partitë veprojnë me kohë dhe përgjegjësi ndaj shtetit” , përfundoi Lis Bukuroca për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot