Para 36 viteve horrori i çizmes serbosllave mbi fjalën e lirë shqipe

0%

Në historinë mediale të Kosovës,5 korriku i vitit 1990 do të mbetet gjatë një kujtesë e hidhur. Para 36 viteve në Kosovë ndodhi e çka nuk përjetoi populli shqiptar.

Ndër vistër ngjarjesh të trishta, pushteti okupues serbosllav në Kosovë i dirigjuar nga Beogradi, më 5 korrik të vitit 1990, okupoi, pushtoi nën tytat e armëve dhe zaptoi të gjitha objektet e Radio Televizionit të Prishtinës(RTP) dhe të Televizionit të Prishtinës(TVP), përfshirë edhe radiostacionet në shtatë qendra rajonale.

Atë ditë korriku në ora 15 e 15 minuta, gjandarët serbë me dhunë ndërprenë emitimet e të gjitha programeve në gjuhën shqipe, duke dëbuar kështu nga puna mbi 1200 punëtorë të këtij mediumi elektronik informativ të vetmin në Kosovë. Ndërprerja e programeve nga RTP-TVP, u realizuan me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në Beograd.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky zaptim klasik ndodhi tri ditë pas miratimit të Dekleratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës nga 115 ish-delegatë të Kuvendit të Kosovës(). Pra, aso kohe Kosova dhe popullata e saj shqiptare mbeti në terrin e plotë informativ. Ishte vit i vështirë edhe në planin informativ për popullin shqiptar.

Ajo dhunë mediale ndodhi ngase regjimit serb i pengoi informimi objektiv i popullatës shqiptare në gjuhën shqipe mbi dhunën dhe terrorin serb që bëhej asaj kohe gjithandej Kosove.

Janë ende të freskëta pamjet filmike të para 36 viteve kur një dyzinë e gjandarëve serb të armatosur deri në dhëmbë torrturuan e maltretuan fizikisht stafin e RTP-TVP-së, gazetarë, redaktorë, xhirues, inxhinierë, teknikë, regjisorë dhe personelin tjetër të cilët ishin atë ditë në vendet e tyre të punës.

Pra, regjimit okupues serb në vitet ’90-ta i pengonte fjala e lirë dhe informimi i drejtë e objektiv i popullatës shqiptare në gjuhën shqipe për gjithë atë dhunë të hekurt e të paparë ndaj shqiptarëve të pa mbrojtur. Me okupimin e RTP-TVP-së, regjimi serboslav donte të përhapte propogandën antishqiptare dhe gebelsiane.

Mirëpo,1300 punëtorë të këtyre mediumeve nuk e kushin frikën, meqë e dinin dhe ishin të sigurt se ishin në rrugën e drejtë, gjë që kjo u dëshmua disa vite pas.

Punëtorët shqiptarë ishin të vendosur dhe nuk pranonin e as që iu nënshtruan joshjeve të organeve të dhunshme serbe të instaluara në krye të këtyre mediumeve që të kthehen dhe të punojnë me sojin dhe sorullupin e hajrije spikericave,etj.

Në vend të kësaj, punëtorët e RTP-TVP-së, dënuan okupimin dhe dëbimin me dhunë nga puna të okupatorit serb, duke u zotuar se kurrën e kurrës nuk do t’i shërbejnë e nënshtrohen regjimit okupues serboslav. Në situatën e tillë të krijuar në Kosovë ku mbretëronte skajëshmërisht terri i plotë informativ, pas mbylljes së RTP-TVP-së e në gusht të të njëjtit vit u mbyll edhe gazeta “Rilindja”.

Nga 20 korriku i vitit 1990, gazetarët e RTP-TVP-së, Jusuf Ferizi Ali Alaj, pastaj Selim Arifi si dhe Lekë Musolli u detyruan të shkojnë dhe të hudhen në grevë të parë urie triditëshe në sheshin Holburg të Vjenës.

Atyre gazetarëve asokohe iu pat bashkangjit edhe prof.dr.Skënder Gashi, njëherësh edhe veprimtar dhe atdhetar e shquar i çështjes kombëtare, i cili javën e kaluar u nda nga jeta në Vjenë të Austrisë.

Qëllimi i asaj greve ishte sensibilizimi i opinionit botëror për atë që bënte atëbotë okupatori serb ndaj pooullatës shqiptare në Kosovë, duke mbyllur madje edhe mediat elektronike dhe ato të shkruara.

Duke mos qenë të kënaqur vetëm me grevën, po ata gazetarë më 10 korrik të vitit 1990,në Zagreb edituan numrin e parë të gazetës javore me emrin “Dielli”, kryeredaktori i së cilës ishte Jusuf Ferizi. Ajo gazetë sadopak, ndihmoi shqiptarët të informohen për situatën aktuale në Kosovën e okupuar nga pushteti serbosllav.

Po e njëjta gazetë, gjatë viteve 1991/92 vazhdoi të botohej edhe në Kosovë. Siq dihet, Televizioni i Prishtinës (TVP), qe themeluar dhe filloi transmetimin e programit në Prishtinë në vitet 1974/75. Ndërsa, paraprakisht më 29 nëntor të vitit 1966, programi në gjuhën shqipe transmetohej nga studioja numër 2 e Televizionit të Beogradit.

Televizioni i Prishtinēs ishte programi i parë Televiziv Shqiptar i Kosovës. Ndërkaq u mbyll më 5 korrik të vitit 1990, pasi Qeveria serbe me dhunë e okupoi RTP-në.

Burimi: Bota Sot