​Nxirren 4 turistët polakë të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, njëri prej tyre i lënduar

0%

Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja e sigurt nga Kanionet e Gjipesë e katër turistëve polakë që kishin mbetur të bllokuar, shkruan abcnews, transmeton kp.

Bëhet e ditur se në operacion u angazhuan efektivë të Stacionit të Policisë Dhërmi, alpinistë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), Njësia “Delta”, zjarrfikësit e Himarës, si dhe ekipi mjekësor. Sipas autoriteteve, dy nga turistët u evakuuan fillimisht me helikopter të Forcave të Armatosura, ndërsa rreth orës u nxorën edhe dy të tjerët.

Po ashtu, bëhet e ditur se njëri prej tyre kishte pësuar lëndime dhe mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje. Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve që të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara dhe pa pajisjet e nevojshme, me qëllim parandalimin e situatave të ngjashme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot