Nxënësit hasin në probleme teknike gjatë regjistrimit online për

0%

Nxënësit e komunës së Prishtinës për herë të parë këtë vit po aplikojnë online për t’u regjistruar në gjimnaz apo shkollë profesionale. Ndërsa, në KALLXO.com disa prindër kanë raportuar se kanë pasur probleme gjatë aplikimit online në platformë me bashkangjitjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim dhe pas aplikimit thonë se kanë pranuar të dhëna të ndryshme nga ato që kanë plotësuar.

Arianit Elshani, drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës, e ka konfirmuar për KALLXO.com se janë në dijeni për këto probleme teknike, të cilat i arsyeton për faktin se janë duke e zbatuar për herë të parë këtë formë aplikimi.

Megjithatë, aplikuesit për shkollim të mesëm të lartë në Prishtinë përveç aplikimit online duhet ta dorëzojnë dosjen e tyre edhe fizikisht në shkollën që kanë aplikuar. Këtë e kanë gjetur si zgjidhje edhe nga Drejtoria e Arsimit për problemet teknike që janë hasur në platformë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Qëllimi këtë vit është për t’u pilotuar si proces, për të parë dhe për digjitalizim të mëtejmë gjatë vitit të ardhshëm në mënyrë që gjithçka të bëhet në mënyrë elektronike dhe fëmijët, nxënësit në raport me prindërit… Të shihen mangësitë, se ku janë defektet dhe çka duhet të përmirësohet” – deklaroi Elshani më .

Elshani e vlerëson digjitalizimin e këtij procesi, pasi thot se do të kenë një sistem të cilin nuk e lejon në dorën e njeriut, dhe se “çdo lloj ndërhyrjeje do të ndalohet në momentin që kjo i kalon pjesës së robotikës, sepse gjurmët do të jenë në kuadër të serverëve dhe të teknologjisë.” Aplikimi online për regjistrim në shkollim të mesëm të lartë në Prishtinë ka filluar më dhe përfundon të enjten, më , në ora .

Elshani tha se vlerësimi i rezultateve do të ndodhë të premten, më . “Vlerësimet, aplikacionet do të bëhen edhe në mënyrë fizike nga mësimdhënësit. Pra, sivjet do të jetë paralelisht, edhe ajo fizik edhe elektronik, ku komisionet i verifikojnë secilin dokumentacion.” – tha ai.

Elshani tregoi se platforma përmes së cilës kryhet regjistrimi online i ka kushtuar Komunës së Prishtinës rreth 600 euro dhe se është përgatitur nga mësimdhënësit dhe stafi i Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në kryeqytet. Sipas tij, shpenzimet nuk kanë qenë të dedikuara për mësimdhënësit, por është çështje e dizajnimit të platformës.

Nexhmi Hoxha, kryetar i Këshillit të Prindërve të komunës së Prishtinës, po ashtu tha për KALLXO.com se kanë pranuar ankesa nga prindërit për regjistrimin online në shkolla të mesme të larta. “Kanë kontaktu dy-tre vetë që kanë pasë probleme me regjistrimin. Thanë që s’po na i pranon dokumentet, po ka telashe, probleme.” – tha Hoxha. “Përmes aplikimit online është më lehtësues.

Aplikimi online i jep një arsye ende më të madhe Drejtorisë së Arsimit për me pasë procesin nën kontroll, mos me ia lanë drejtorëve” – ka shtuar ai. Hoxha tha se janë takuar me drejtorin Elshani dhe kanë kërkuar që të mos ulen kriteret për pranimin e nxënësve në këtë nivel të shkollimit.

Betim Sylejmani, drejtor i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, tha për KALLXO.com se janë adresuar problemet teknike gjatë aplikimit, por janë duke i pranuar dokumentet fizikisht. “Meqenëse është hera e parë në Kosovë, unë mendoj që është mirë që është bërë kjo prej komunës si nismë.

Për këtë arsye, Komuna ka vendos me i verifiku në të njëjtën ditë, që për çdo problem që ka me u zgjidhë edhe pa i sjell nxënësi dëftesat për verifikim nuk vlen ajo [aplikimi online].” – tha Sylejmani. “Në rastet kur kanë problem me aplikim, ata mund të vijnë te komisioni [i shkollës] me u regjistru manualisht” – shtoi ai.

Sipas tij, ata do t’i pranojnë 280 nxënës në paralelen e nxënësve shqiptarë dhe 28 në paralelen e nxënësve të komunitetit turk, në drejtimin e shkencave natyrore të gjimnazit. Edhe Flamur Bujupi, drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, ka thënë se ka pasur prindër që i kanë adresuar problemet teknike gjatë aplikimit.

Bujupi tha se është duke punuar një ekip i shkollës, të cilin e falenderoi për punën, për secilin profil veç e veç për shkak të numrit të madh të kërkesave që i kanë për regjistrim.

“Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me përpiluesin e platformës dhe i kemi adresu çështjet tona teknike në mënyrë që të përmirësohet dhe të përditësohet gjatë procesit dhe në këto rrethana ne kemi punuar bukur shumë” – tha Bujupi.

Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” pranohen edhe nxënës nga rajoni i Prishtinës si nga: Lipjani, Obiliqi e Fushë-Kosova, si dhe profilet mjekësore që nuk zhvillohen në Drenas, Podujevë dhe disa fshatra të Graçanicës. Ata mund të pranojnë nga 28 nxënës për 9 klasë dhe në një klasë tjetër, 20 nxënës të komunitetit boshnjak.

Burimi: Kallxo