Numërimi drejt fundit, VV-ja merr 53 ulëse

0%

Shpërndaje në: Numërimi i votave të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor i është afruar fundit. Deri tash janë numëruar 96.60 për qind e votave apo 2760 nga 2857 kuti votimi në total. Tash kur po numërohen edhe votat e diasporës, Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar gjithsej pesë mandate duke siguruar 53 ulëse në Kuvend.

Në këtë fazë të numërimit, partia ka fituar mbi 47.08 për qind të votave të procesuara. Të martën VV-ja ka fituar ulësen e pestë falë votave nga diaspora. Fillimisht, nga votat e numëruara brenda Kosovës, partia kishte siguruar 48 mandate parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës ka 22 ulëse dhe renditet e dyta me 19.49 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 18 ulëse dhe rënditet e treta me 16.74 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rënditet e katërta me shtatë ulëse në Kuvend dhe me 6.73 për qind të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 85 mijë zarfe me vota nga diaspora.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deri tani janë përpunuar të dhënat e afërsisht 11 mijë votave. Për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota në Kuvend. Në mandatin e kaluar, Vetëvendosje arriti ta formojë qeverinë me mbështetjen e deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Ndërkohë, për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në procesin e votimit, një çështje që ishte ndër arsyet kryesore që çoi vendin në zgjedhjet e 7 qershorit. Në zgjedhjet e fundit votuan rreth 725 mijë qytetarë brenda Kosovës, ndërsa mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit e ushtruan të drejtën e votës përmes përfaqësive diplomatike ose me postë.

Burimi: Koha