Nuk ndalet

0%

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Superylli argjentinas është bërë futbollisti i parë në histori që arrin të shënojë gol në shtatë ndeshje radhazi të Kupës së Botës. 39-vjeçari e vendosi emrin edhe një herë në librat e rekordeve pasi realizoi një gol spektakolar nga goditja e lirë në fitoren 3-1 të Argjentinës ndaj Jordanisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2026.

Edhe pse e nisi takimin nga banka rezervë, Messi u fut në pjesën e dytë dhe i dha fund çdo dileme me një ekzekutim perfekt nga goditja e lirë, duke vulosur fitoren e kampionëve të botës. Me këtë gol, kapiteni i Argjentinës vendosi një rekord të ri të paprecedentë, duke u bërë lojtari i parë që gjen rrugën e rrjetës në shtatë ndeshje rresht në historinë e Kupës së Botës.

Një tjetër rekord, një tjetër moment magjik dhe një tjetër dëshmi se Lionel Messi vazhdon të sfidojë historinë edhe në moshën 39-vjeçare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot