– Norvegji-Francë për vendin e parë Norvegjia, pas një paraqitjeje mbresëlënëse deri më tani në Botëror, do të sfidojë Francën sot në orën me kohën shqiptare. Të dy ekipet janë kualifikuar në turin tjetër, por duhet të vendoset se cili do ta mbyllë në krye. Norvegjia duhet të fitojë për të kaluar Francën, ndërsa francezëve u mjafton edhe barazimi për të ruajtur kreun.
Përfaqësuesja franceze nuk do të ketë trajnerin e saj, Didier Deschamps, pasi do të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij. Senegal-Irak është dueli tjetër i Grupit I, që vlen më shumë për ta mbyllur me nder, pasi shpresat për të kaluar si e treta më e mirë janë të pakëta. Uruguaj-Spanjë shihet si sfida më tërheqëse e Grupit H. Ekipi spanjoll synon ta mbyllë në krye.
Kepi i Gjelbër, që është ende i pamposhtur, shpreson ende për kalimin në turin tjetër dhe do të luajë me Arabinë Saudite. Në Grupin G, Belgjika duhet të fitojë për të mos u eliminuar nga gara. Përballë është Zelanda e Re. Egjipti do të luajë me Iranin me qëllim që të qëndrojë në krye të renditjes.
Në anën tjetër, skuadrës iraniane i duhet fitore për t’u kualifikuar. – Norvegji – Francë: Publikohen 11-shet startuese Norvegjia do të ketë mundësinë ta mbyllë Grupin I në vendin e parë nëse arrin të mposhtë Francën në ndeshjen e Kupës së Botës 2026, që zhvillohet të premten, më 26 qershor. Megjithatë, Norvegjia do ta nisë këtë përballje pa yllin e saj kryesor, Erling Haaland.
Haaland nuk është përfshirë në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Francës, pasi përzgjedhësi ka vendosur të pushojë disa nga lojtarët kryesorë, duke qenë se skuadra e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën e 1/16 së finales dhe është e garantuar ta mbyllë Grupin I ose në vendin e parë ose të dytë.
Edhe kapiteni Martin Ødegaard e nis ndeshjen nga stoli, ndërsa Norvegjia ka bërë ndryshime të shumta në formacion. Të dy yjet e Premierligës do të jenë në dispozicion nga stoli për këtë sfidë vendimtare. Në debutimin e tij në Kupën e Botës, Haaland ka shënuar nga dy gola në secilën prej dy ndeshjeve të para të Norvegjisë, fitoret ndaj Irakut dhe Senegalit.
Norvegjisë i duhet vetëm fitorja për ta mbyllur grupin në vendin e parë, ndërsa një barazim ose humbje do t’ia japë Francës kreun e Grupit I. Ndërkohë, Franca ka nisur me formacionin e saj më të mirë. Desire Doue, Ousmane Dembele, Michael Olise dhe Kylian Mbappe janë në sulm të Francës.
Më poshtë është formacionet titullare: Norvegjia: Selvik, Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan, Thortsdvet, Berg, Aasgard, Bobb, Strands Larsen, Schjelderup Franca: Maignan: Hernandez, Upamecano, Lacroix, Kounde, Tchouameni, Kone, Doue, Olise, Dembele, Mbappe.
