Një vit i jashtëzakonshëm në aspektin personal – Kenan Haxhihamza largohet nga Drenica

0%

Portieri rahovecian, Kenan Haxhihamza, ka mbetur futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Drenicën, duke mbyllur një sezon fantastik në aspektin personal. 29-vjeçari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës drenicase, duke qenë protagonist me pritje vendimtare gjatë gjithë sezonit.

Kontributi i tij ishte jetik në arritjen e objektivit të klubit, pasi Drenica arriti t’i shmangej barazhit vetëm në xhiron e fundit të kampionatit. Falë paraqitjeve të shkëlqyera, Haxhihamza u përfshi disa herë në Formacionin e Javës dhe u shpall edhe “Ylli i Javës”, duke konfirmuar formën e lartë që tregoi gjatë gjithë edicionit.

Me një karrierë të pasur në futbollin kosovar, ku ka veshur fanellat e Gjilanit, Ballkanit, Dukagjinit dhe së fundmi Drenicës, gardiani me përvojë pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, Drenica humbet njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e Kenan Haxhihamzës.

Burimi: Telegrafi