Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Vitomiricë të Pejës. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Dritan Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. Rugova tha se nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Policia është duke e trajtuar rastin.
Burimi:
Kallxo
