Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje në Kaçanik. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më rreth orës . Bazuar në njoftimin e Policisë, viktima, një grua kosovare, ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet për ushtrim të dhunës në familje.
Pas raportimit, palët janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar në prani të organeve kompetente. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa policia po vazhdon veprimet hetimore lidhur me rastin.
